Me kërkesën e 43 deputetëve, është kërkuar seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë e Kuvendit dhe shefave të Grupeve Parlamentare.
Por, për shkak të mungesës së disa subjekteve, s’ka kuorum e asnjë vendim. Ndaj mbledhja tjetër pritet të mbahet në ora 21:00. /Telegrafi/