Telegrafi

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Kuvendit nuk ka folur për media.

Veseli vetëm u bëri ftesë mediave që të përcjellin vazhdimin e seancës së rregullt e cila është paraparë të mbahet sot./kp/