Site icon Telegrafi

Përfundon mbështetja për Doganat e Kosovës

Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit “Mbështetje për Doganat e Kosovës” i financuar nga BE-ja, sot organizohet ceremonia përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti, i cili zgjati për 25 muaj.

Projekti në vlerë të 1,75 milion euro është implementuar nga partnerët implementues, Doganat italiane dhe “Monopolies Agency”, si dhe Doganat e Përgjithshme të Francës dhe Drejtorati për Akciza, bashkë me Doganat e Kosovës.

Ceremonia organizohet nga zyra e BE-së dhe Doganat e Kosovës, ku pritet të flasin ministri i Financave, Avdullah Hoti, ambasadori i Italisë, Andreas Ferrarese, ambasadori i Francës, Maryse Daviet, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë, Christof Stock./Telegrafi/

Exit mobile version