Site icon Telegrafi

Përfundon mbështetja e BE-së për shërbimet sociale të MPMS-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, hap punimet e konferencës finale të projektit të BE-së “Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përforcimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale”.

Pas më shumë se dy vite të përkrahjes së institucioneve të Kosovës për fuqizimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale, projekti i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë po përfundon.

Për këtë rast do të organizohet një ngjarje bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të paraqitur rezultatet e projektit dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ta dërguar procesin e decentralizimit drejt qëndrueshmërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version