Site icon Telegrafi

Përfundon masa e izolimit për 11 qytetarët nga Gostivarit, asnjë prej tyre i infektuar me coronavirus

Siç njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm, në Gostivar ende nuk është regjistruar asnjë rast me coronavirus ndërsa sot përfundon masa e izolimit për 11 qytetarët nga Gostivar dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka shfaqur asnjë simptome të coronavirusit.

Ata theksojnë se me mbarimin e procedurave, 11 personat në fjalë do t’i kthehen jetës normale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Spitalit të Gostivarit thonë se deri më sot nuk ka raste të reja të personave të izoluar si të dyshuar me coronavirus, megjithatë drejtori i spitalit, ju bën apel qytetarëve të ndjekim rekomandimet e Ministrisë së Shëndetëisisë që kanë për qëllim mbrojtjen nga coronavirusi.

“Ata që vinë nga jashtë duhet të, në qoftë se ju shfaqen simptomat e kollitjes, temperaturës, probleme të frymëmarrjes menjëherë të paraqiten në Entin e Epidemiologjisë”, thotë drejtori i spitalit duke ju bërë apel qytetarëve të mbajnë higjienën.

Exit mobile version