Telegrafi

Përfundon maratona “Ylberi i Prishtinës”

Nü edicionin e dhjetë tü festivalit, i cili organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe “Qendra Kulturore e Fëmijëve”, gjatü tre ditüve janü pasqyruar traditat dhe kulturat e ansambleve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi,

Nü ditün e fundit, fëmijët e Qendrës Kulturore të Lushnjës, asaj të Prishtinës, “Minatori”, “Biserët e Sllovenisë”, dhe “Shqiponjat e Medvegjës” janë ngjitur në skenën e ngritur në qendër të kryeqytetit.

Me rastin e përmbylljes së festivalit, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, është shprehur i kënaqur me edicionin e sivjetmë të “Ylberi i Prishtinës”.

“Gjithçka ka shkuar ashtu si e kemi planifikuar. Ka pasur disa ansamble pjesëmarrëse nga vende të ndryshme dhe çdo gjë ka qenë në nivelin e duhur. Interesimi i njerëzve për të përcjellë festivalin ka qenë më i madh sesa vitet e kaluara”, ka thënë ai. /Kohanet/Telegrafi/