Në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos nga funksionet do të largohen ministrat shtesë dhe zëvendës ministri i shoqërisë së informacionit, bujqësisë dhe financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas zgjedhjeve edhe zyrtarisht do të deklarohen ministrat e plotësuar nga LSDM, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski.
Nga funksionet do të largohen edhe zëvendës ministrat shtesë, Dime Spasov dhe Oliver Andonov.
Sipas njoftimeve, vendin e Spasovskit deri në një qeveri të re do ta udhëheq Agim Nuhiu nga BDI. Ministria e Punës përsëri do të udhëhiqet nga Ibrahim Ibrahimi. /Telegrafi/