Telegrafi

Përfundon lagjja e re në Thumanë e financuar nga Behgjet Pacolli, më 24 nëntor bëhet inaugurimi

Më 24 nëntor do të dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.

Lajmin e ka bërë me dije politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që është dhe financues i këtij projekti.

“Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë per familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbra dhe mbjelljen e drunjve dekorativ. Financimi i projektit (mbi 1,250,000 euro) është realizuar nga Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’. Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, kooperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare”, ka njoftuar Pacolli.

Në kuadër të programit të rindërtimit, në Thumanë po ndërtohen 278 banesa dhe 155 njësi individuale.

Më 26 nëntor bëhen dy vite nga tërmeti në Thumanë. /Telegrafi/