Site icon Telegrafi

Përfundon koordinimi, seanca e Kuvendit fillon në ora 20.30

Siç kanë bërë të ditur nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Koordinatorët e katër grupeve parlamentare, OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSh kanë arritur marrëveshje për tekstin e ndryshimeve të kodit zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Materialet për seancën e sotme tashmë kanë hyrë në procedurë parlamentare dhe për në ora 20:30 është caktuar seanca me të vetmen pikë të rendit të ditës, njoftojnë nga kabineti i krye parlamentarit Trajko Veljanovski.

Përndryshe sonte do të miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor, por jo edhe ndryshimet e ligjeve tjera të cilët u akorduan në Marrëveshjen e katër partive politike./Telegrafi/

Po ashtu lexo: https://telegrafi.com/ne-seance-te-votohet-vetem-kodi-zgjedhor/

Exit mobile version