Transportuesit nga Podujeva i kanë dhënë fund protestës pasi kanë arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, nënkryetari i Shoqatës së Transportit të Llapit, Mentor Mustafa.
“Po është arritur marrëveshja me Komunën e Prishtinës, kanë pranuar propozimin tonë”, tha shkurtimisht ai.
Sipas marrëveshjes, autobusët nga Podujeva do të vijnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për në Stacion të Autobusëve. Gjithashtu, do t’i paguajnë gjobat e marra nga Policia për parkimin e autobusëve para Komunës.
Ndryshe, për shtatë ditë radhazi, banorët e Podujevës dhe rrethinës janë përballur me mungesën e transportit publik, pasi transportuesit e Llapit kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, kundër vendimit që ndalon hyrjen e autobusëve në zonën ku zakonisht stacionohen ata që shkojnë nga Podujeva./Telegrafi/