Brad Pitt-it i është dhënë kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie pas një beteje të gjatë në gjykatë.
Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe çifti kanë qenë të angazhuar në një betejë kujdestarie që nga ajo kohë.
Një gjykatës privat i punësuar për të mbikëqyrur çështjen, John Ouderkirk, vendosi në favor të Pitt.
Vendimi do të ‘rrisë ndjeshëm’ kohën e tij me fëmijët, i tha një burim Shoqatës së Shtypit.
Brad, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeçe, janë prindër të Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeçe, Shiloh, 14 vjeçe dhe binjakët Vivienne dhe Knox 12 vjeçë.
Maddox, 19 vjeçar, nuk i nënshtrohet vendimit të kujdestarisë.
Angelina nuk kishte kundërshtuar kujdestarinë e përbashkët por kishte ‘çështje të tjera shqetësuese’, raportoi ajo.
Gjyqi zgjati për disa muaj dhe kishte një numër të madh të dëshmitarëve, ekspertëve dhe terapistëve, tha një tjetër burim.
Artistja amerikane ka kritikuar vendimin e gjyqtarit për të mos lejuar fëmijët e tyre të dëshmojnë në seancat.
Çifti u njoh si ‘Brangelina’ nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit 2005 “Mr and Mrs Smith”.
Kjo ishte martesa e dytë për Pitt- i cili kishte qenë më parë i martuar me Jennifer Aniston – dhe e treta për Jolie pas aktorëve Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.
Duke folur për Vogue vitin e kaluar, ylli i “Maleficent” tha se ajo u largua nga aktori për ‘mirëqenien’ e familjes së saj.
“Ishte vendimi i duhur”, shtoi ajo. “Unë vazhdoj të përqendrohem tek ta”. /Telegrafi/