Site icon Telegrafi

Përfundon festivali, hapësira kthehet në ‘deponi’ tendash (Foto)

Pas një festivali që është zhvilluar në Berkshire të Anglisë, hapësira ka mbetur sikur një deponi me tenda dhe mbeturina.

Faji për lënien e më se 13 mijë tendave, nuk është krejtësisht i pjesëmarrësve, pasi iu është thënë se ato do të dërgohen për bamirësi, kryesisht në kampet e refugjatëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nëse do të donin t’i falnin për çështje të mira, është dashur që së paku t’i palosnin për t’i lënë gati që të shfrytëzohen prej dikujt tjetër.

“Organizatorëve iu ka mbetur një faturë e majme për t’i paguar, pasi duhet angazhuar kompani për t’i larguar tendat. Materiali tyre është shumë specifik dhe jo të gjitha mund të shkojnë për riciklim”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, hapësira ku u zhvilluar festivali, ka mbetur edhe me mbeturina të panumërta, të cilat pjesëmarrësit është dashur t’i marrin me vete. /Telegrafi/

Exit mobile version