Telegrafi

Përfundon faza e grupeve në Rusia 2018, këto janë çiftet e 1/8 së finales

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Me përfundimin e dy ndeshjeve të Grupit G janë mësuar edhe 16 Kombëtaret më të mira në botë.

Uruguai dhe Rusia kanë kaluar tutje nga Grupi A, ndërsa nga Grupi B, Spanja dhe Portugalia.Franca dhe Danimarka lehtësisht kaluan nga Grupi C, ndërsa Kroacia si lider e Argjentina me zor nga grupi D.

Brazili dhe Zvicra nuk patën probleme në Grupin E, ndërsa kualifikimin nga Grupi F e siguruan Suedia dhe Meksika. Belgjika dhe Anglia ecën tutje nga Grupi G dhe Kolumbia e Japonia nga grupi i fundit.

Tani më janë bërë publike edhe çiftet e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror.

Më poshtë keni komplet përballjet e 1/8 së finales në Rusia 2018. /Telegrafi/

Çiftet:

Uruguai – Portugalia
Franca – Argjentina
Rusia – Spanja
Kroacia – Danimarka
Meksika – Brazili
Suedia – Zvicra
Belgjika – Japonia
Kolumbia – Anglia