Mercedes ndërpreu prodhimin e A-Class në SHBA pas vitit 2022, por sedani më i vogël i kompanisë është ende në tregjet e tjera.
Për më tepër, ai shitet edhe si hatchback – i vetmi mjet me këtë stil që mban yllin me tre cepa.
Megjithatë, jo për shumë gjatë, përcjell Telegrafi.
Shefi i teknologjisë së markës ka njoftuar se linja A-Class nuk do të rinovohet pasi të ndërpritet prodhimi i modeleve të gjeneratës aktuale.
Arsyetimi pas vendimit ka të bëjë me uljen e kostove duke u fokusuar në modelet që kanë një tërheqje më të gjerë.
Evropianët mund t’i pëlqejnë veturat e tyre hatchback, por kjo nuk mjafton për të mbijetuar në këto kohë sfiduese për industrinë e automobilave. /Telegrafi/