Site icon Telegrafi

Përfundon edicioni i 7-të i Javës së dizajnit në Shkup

Në suaza të programit katër ditor të edicionit të 7-të të Javës së dizjanit në Shkup, 20 dizajnues dhe mësimdhënës nga rajoni marrin pjesë në stërvitjen për mbajtjen e mësimit për mendim dizajues për fëmijët e moshës 10 deri më 18 vjeçare.

Ky është programi i parë për mendim dizajnues për fëmijë, e organizuar nga Këshilli britanik në bashkëpunim me Programin zviceran për ndërmarrje.

Në Qendrën për inovacione dhe dizajn “Dhoma publike” dje dhe sot mbahen dy punëtori për fëmijë, në të cilët nën udhëheqje të ekspertëve ballkanik fëmijët nga mosha 7 deri më 14 vjeçare mësojnë zhvillimin e produktit dizajnues nga idea deri në realizim si dhe dizajnimin dhe zhvillimin e prototipit të aplikacionit për celularë.

Edicioni i 7-të i Javës së dizajnit do të përfundojë me koncert në ora 21 ku do të performojë grupi muzikor “Mihaly Borbely Balkan Jazz Project” nga Hungaria./Telegrafi/

Exit mobile version