Telegrafi

Përfundon edhe pjesa e 12-të e seancës për shkarkimin e Zvërlevskit

Këtë herë diskutimi për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski përfundoi pa u caktuar vazhdimi i radhës.

Koordinatori i njërit prej grupeve parlamentare të OBRM-PDUKM-së tha se e lëshojnë diskutimin pasi që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellur vendim pas kërkesës së OBRM-së për mendim, se pas shpalljes së zgjedhjeve ndalohet punësimi ose shkarkimi nga institucionet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi është në kontekst të vendimeve të mëparshem. Ashtu sikur edhe në ciklet tjera zgjedhire, ne vendosëm se nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpallje së zgjedhjeve. Ky ishte mendimi në katër ose pesë cikle zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, u tha në vlerësimin e Komisionit Antikorrupsion.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, Antikorrupsioni ka dhënë mendim në mënyrë joligjore, sepse ai si Kryetar i Kuvendit nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe se nuk mundet që një institucion të cilin e emëron Kuvendi të kryejë kontroll mbi punën e tij./Telegrafi/