Site icon Telegrafi

Përfundon e qetë protesta e serbëve në veri (Foto)

Me një numër më të vogël të protestuesve, protesta kundër taksës së mallrave serbe si dhe arrestimeve të fundit ka përfunduar e qetë.

Protestuesit mbanin në duar disa pankarta ku treguan pakënaqësit dhe mungesat e tyre ushqimore, “Nuk kemi ilaçe”, “Po na rrahni e po na terrorizoni”, “Stop dhunës nga Prishtina” etj.

Lexo po ashtu Serbët sërish protestojnë në Mitrovicë kundër taksës dhe arrestimeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq në fjalimin e tij para protestuesve ka thënë se asnjëherë institucioneve të Kosovës nuk i’u ka interesuar se si jetojnë qytetarët serb në veri të vendit.

Simiq tha se në të gjitha protestat të cilat do t’i mbajnë do të japin një mesazh të qartë institucioneve vendore se serbët janë të bashkuar dhe gjithmonë do të jenë.

Ndërkaq siç u tha në protestë, protesta e radhës do të mbahet sërish nesër. Ndryshe, të martën u mbajt protesta e fundit në të cilën morën pjesë me qindra protestues, e cila përfundoi e qetë dhe pa incidente.

Giithashtu kryetarët e komunave serbë, një ditë më parë dhanë dorëheqje nga posti i tyre. Ata deklaruan se kanë ndërprerë çdo komunikim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe se nuk vlejnë më në veri të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version