Site icon Telegrafi

Përfundon duke fituar 500 mijë dollarë rrugës për në festën e ditëlindjes së shokut, amerikani zbulon detaje si ndodhi

Një burrë nga Iowa bëri një ndalesë rrugës për në festën e ditëlindjes së një shoku dhe përfundoi duke fituar një çmim prej 500,000 dollarësh në lotari.

Banori i Cedar Rapids, Iowa, David Smutz dhe gruaja e tij tij ishin rrugës për në një festë ditëlindjeje kur Smutz bleu një biletë gërvishtëse të Mega Bucks, përcjell Telegrafi.

Ai gërvishti biletën ndërsa gruaja e tij ishte duke vozitur.

“Isha ulur në ulësen e pasagjerit dhe po gërvishtja dhe krejt papritur thashë se kjo nuk është e vërtetë”, tha Smutz.

Doli se bileta ishte fituese e çmimit kryesor prej 500,000 dollarë.

Smutz tha se ka në plan të përdorë fitimet e tij për të blerë një veturë të re dhe për të udhëtuar me gruan e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version