Gjatë të mërkurës mbrëma ka përfunduar zgjedhja e draftit 2020 në NBA, ku klubet kanë bërë zgjedhjet e tyre nga 60 lojtarë sa ishin.
Drafti i këtij viti në NBA është mbajtur në formë virtuale shkaku i pandemisë, por kjo nuk ka ndikuar në zgjedhjet e bëra nga klubet.
Klubi i Minnesota Timberwolves e ka zgjedhur fundorin e Georgias, Anthony Edwards, të parin në draftin e NBA-së.
Zgjedhja e dytë e draftit ishte qendra James Wiseman, i cili i është bashkuar Golden State Warriorsit, ndërsa Charlotte Honerts kishte zgjedhjen e tretë dhe u përcaktua për LaMelo Ballin.
I katërti në listë ishte basketbollisti Patrick Williamsi, i cili është zgjedhur nga Chicago Bullsit, teksa zgjedhjen e pestë, Isaac Okoron u zgjodh nga Cleveland Cavaliers.
Onyeka Okungwu, si zgjedhje e gjashtë, iu bashkua Atlanta Hawksit, ndërsa fundori francez, Killian Hayes, si zgjedhje e shtatë iu bashkuar Detroit Pistons.
Zgjedhja e tetë e draftit ishte Obi Toppini që u zgjodh nga New York Knicks, ndërsa i nënti i draftit ishte basketbollisti me origjinë nga Kosova, Deni Avdija, i cili është zgjedhur nga Washignton Wzards.
I dhjeti në draft ishte Jalen Smith që u zgjodh nga Phoenix Sund. /Telegrafi/