Ka përfunduar dita e parë e bisedimeve për paqe në Siri, që është duke u mbajtur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku veç palëve ndërmjetësuese, po marrin pjesë edhe dy palët në konfliktin e armatosur, qeveria Siriane dhe opozita.
Opozita siberiane ka akuzuar militantët e mbështetur nga Irani për shkelje të armëpushimit, ndërsa kanë pohuar se në bisedime mund të bisedojnë vetëm për çështjet e forcimit të armëpushimit.
Agjencia ruse TASS, ka publikuar një draft të shpall nga Rusia, Turqia dhe Irani, të cilat mbështesin negociatat dhe ritheksojnë angazhimet për luftë të përbashkët kundër Shtetit Islam dhe Frontit Al-Sham të Fatahut.
Bisedimet do të vazhdojnë nesër, ndërsa në këto bisedime SHBA-të nuk kanë dërguar delegacion, por përfaqësohen nga ambasadori i SHBA-ve në Astana, i cili është në cilësinë e vëzhguesit.
Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë siriane, kurse Turqia opozitën siriane.