Posedimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore sot përfundon, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Posedimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore hyri në fuqi me 15 nëntor të vitit të kaluar.
Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/