Site icon Telegrafi

Përfundon derbi londinez: Arsenali me triumf minimal ndaj Tottenhamit

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 15 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi falë auto-golit nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Spurs ia dolën të tundin rrjetën e Topçinjve me anë të Van de Ven (22’), por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Pesë mintua më vonë, Arsenali e realizoi edhe të dytin, tani nëpërmjet Bukay Sakas, që u asistua nga Kai Havertz.

Gjermani më pas realizoi gol për 3-0, me një asistim të Declan Rice në minutën e 38-të.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi vendasit shënuan dy herë.

Cristian Romero në minuan e 64-të realizoi për 3-1, për të ndezur edhe më shuam derbin lokal.

Për 3-2 në listën e realizatorëve ishte Son Heung-Min, që shënoi nga penalltia në minutën e 87-të.

Arsenali ia doli të mbante këtë epërsi minimale, për të mos e lëshuar vendin e parë me 80 pikë, ndërsa në xhiron e 36-të takohen me Bournemouthin. /Telegrafi/

Exit mobile version