Zjarri që ra mesditën e së shtunës në pyllin e Poros, është vënë nën kontroll në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Flakët kanë vazhduar edhe përgjatë natës të shkrumbojnë mijëra pisha në këtë zonë.
Gjithçka favorizohej edhe nga era, e cila tanimë ka pushuar, por nëse rikthehet, situata do të jetë sërish jashtë kontrollit. Shumë pak vatra janë ende aktive, për të cilat po punohet nga forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe forcat e policisë, asaj bashkiake dhe punonjës të ndërmarrjes pyjore.
Me ndihmën edhe të helikopterëve u bë i mundur izolimi i vatrave të mbetuara të zjarrit, e po punojnë për shuarjen totale të tyre. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e ndoqi nga afër situatën dhe u shpreh gjatë natës se, ky fenomen është një zjarrvënie e qëllimshme. Zjarri rrezikonte edhe Zvërnecin, ndërsa banorëve të zonës iu kërkua evakuimi.