Hetuesit e Speciales kanë përfunduar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Ata kanë marrë nga aty pako të cilat duket se përmbajnë dokumente të ndryshme.
Hetuesit e Speciales kanë nisur sot bastisjen edhe në shtëpi të ish presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të PDK-së, por nuk kanë qenë të qasshëm.
Thaçi dhe Veselit, tashmë ndodhen në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për medie në ora 15:00. /Telegrafi/