Pjesa e parë ishte e qetë në fillim, por më vonë filluan të dyja palët që ta kërkojnë golin. Kasapi i Vëllaznimit goditi transversalen me një goditje nga gjuajtja e lirë por nuk shënoi. Për Dritën dy raste të arta pati këmbëshpejti Leonit Abazi i cili u gjend ballë për ballë me portierin por nuk ia doli të shënonte.
Në pjesën e dytë loja u bë shumë më dramatike. Në minutën e 58-të, Xhevdet Shabani lëshoi një sprint të shpejtë për ta kaluar kapitenin e Vëllaznimit, Robert Gjerajn, e më pastaj e mposhti edhe portierin Muhaxhiri për t’ia dhënë epërsinë Dritës.
Vëllaznimi shtoi përpjekjet e saj para golit të mysafirëve dhe më në fund arriti që ta barazojë rezultatin nëpërmjet Desaret Dervishit që shënoi nga afërsia (85’).
Me këtë pikë të fituar Vëllaznimi mbetet ende në pozitën e parafundit në tabelë me 22 pikë, ndërsa Drita ruan pozitën e tretë me 38 pikë. /Telegrafi/