Të premten ka përfunduar procedura e autopsisë së trupit të djaloshit të ndjerë 25-vjeçar nga Berova, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por analizat për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes janë duke vazhduar, njoftojnë nga Institucioni.
Sipas informacioneve të Sitel-it, për të konstatuar gabim të mundshëm mjekësor në këtë rast do të jetë i nevojshëm eksperti mjeko-ligjor pasi familjarët e pacientit të ndjerë akuzojnë se djalit ka marrë sepsë pas ndërhyrjes dentare në spitalin klinik të Shtipit.
Pas dëgjimit të rastit ka hapur një çështje edhe prokuroria.
“Me urdhër të prokurorit publik është kryer zhvarrosja dhe është kryer autopsia e trupit të të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si dhe lidhjen e mundshme shkak-pasojë të rastit të ndërhyrjes mjekësore dhe vdekjes. Pas pranimit të raportit të ekspertizës, prokurori publik kompetent do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thonë nga prokuroria.
Ndërkohë, kontrolli i ISHS-së vijon ende në ambientet ku po trajtohej djali.
Raportet mjekësore janë shqyrtuar vetëm në Spitalin klinik në Shtip, sot inspektorët janë duke i kontrolluar dokumentet e repartit ku pacienti ka ndërruar jetë më pak se 24 orë pas pranimit dhe do të kontrollojnë se si e kanë trajtuar mjeku i familjes dhe stomatologu, si dhe shërbimi mjekësor i urgjencës në Berovë.
Ndryshe, komisioni i ekspertëve për këtë rast, i formuar nga ministri Bekim Sali, fillimisht do të presë përfundimin e mbikëqyrjes nga Inspektorati, pastaj do të kontrollojë nëse kolegët e tyre e kanë trajtuar drejt djalin.
Ministria nuk tregon se cilët mjekë do ta shqyrtojnë rastin.
25-vjeçari ndërroi jetë të mërkurën.