Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, njofton se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “1 Tetori”.
Sipas njoftimit, kjo rrugë lidh Qendrën e qytetit, Velaninë, Taslixhen dhe Sofalinë.
“Pas shumë kërkesave të qytetarëve, për gjendjen e mjerueshme te Rr. “1 Tetori”, rrugë me simbolik të madhe, i erdhi koha të përfundohet me sukses”, thuhet në njoftimin për media.
“Kjo rrugëlidhëse e Qendrës, Velanisë, Taslixhes dhe Sofalisë, i erdhi koha dhe fundi i problemeve! Gëzuar! Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt!”./ Telegrafi/