Telegrafi

Përfundon aksioni i policisë në pallatin e Versajës: Rikthehet në normalitet gjendja pas alarmit për sulm terrorist

Policia ka ndërhyrë pasditen e së enjtes në Pallatin e Versajës, konfirmuan burime për gazetën La Figaro.

Sipas burimeve policore, ky nuk ishte një operacion i lidhur me rrezikun e terrorizmit.

Versaja u evakuua më herët gjatë ditës së sotme, por sipas burimeve policore, nuk ishte një sulm terrorist.

“Forcat e sigurisë janë në vendngjarje. Shmangni zonën dhe ndiqni udhëzimet e organeve kompetente”, thuhej më herët në profilin e institucionit zyrtar në rrjetin social X.

Mediat nuk kanë informacione të sakta se për çfarë bëhej fjalë, por burimet thonë se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje mes dy shitësve.

Njëri prej tyre dyshohet se është parë duke ikur me thikë në dorë.

Pas njoftimit, policia ka larguar dyshimet dhe ndërhyrja ka përfunduar. /Telegrafi/