Telegrafi

Përfundon 72 orë stërvitje, Forcat e Armatosura të Shqipërisë gati për testimin e NATO-s

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot përmbylljen e një stërvitje të batalionit të dytë të këmbësorisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në pritje të një testimi nga forcat e NATO-s. 

Në një njoftim në Facebook, ministri Peleshi është shprehur se trupat e batalionit të dytë të këmbësorisë kanë treguar se janë në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca.

“Trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike”, ka shtuar Peleshi. /Telegrafi/