Site icon Telegrafi

Përfundojnë xhirimet e filmit “Vulë”, me skenar dhe regji nga Valmir Tertini

Filmi “Vulë” i regjisorit Valmir Tertini, ka përfunduar xhirimet, me skenën e fundit e cila u xhirua ne Aeroportin e Prishtinës.

Filmi flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Fotografi nga xhirimet e filmit “Vulë”

Filmi është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe realizuar nga Kinostudio DarDan. Pas Tiranës xhirime pati dhe ne Prishtinë.

Në rolin kryesorë atë të Viktorias, luan aktorja shqiptare Jorida Sorra e cila vepron në Gjermani ku është pjesë e teatrit.

Fotografi nga xhirimet e filmit “Vulë”

Aktorë të tjerë, Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj.

Ky është filmi i pestë i regjisorit Tertini, ai ka 19 çmime ndërkombëtare dhe tri kombëtare.

Ky skenar ne vitin 2017 është shpërblyer si me i miri ne Itali, dhe tani është në fazën e tretë atë të PostProductionit, ku pritet te dal ne mars te vitit 2019. /Telegrafi/

Më poshtë, disa imazhe tjera nga xhirimet e filmit “Vulë”:

Exit mobile version