Telegrafi

Përfundojnë studimet, mbeturina enorme janë lënë prapa nga studentët (Foto)

Mund të kenë përfunduar me sukses semestrin dhe provimet, por disa studentë të Universitetit të Cardiffit në Wales, lënë shumë për të dëshiruar, sa i përket sjelljes.

At janë kthyer në vendbanimet e tyre, duke i lënë hapësirat ku banuan me shumë mbeturina dhe të shkatërruara, transmeton Telegrafi.

Divane të hedhura në oborre, dyshek nëpër trotuare, apo edhe disa vetura të braktisura në skaje rrugësh.

Ushqimet që i larguan prej frigoriferëve i kanë hedhur nëpër rrugë, duke bërë që të myken dhe të lëshojnë erë të padurueshme, ndërsa banorët po frikësohen se mund të bartin edhe ndonjë sëmundje.

Pos këtyre, ka shumë libra që duken të kushtueshëm, DWD të ndryshme, produkte kozmetike dhe pjesë të ndryshme kompjuterësh, kanë mbetur pas në rrugë dhe oborre.

Mësohet se janë 75 mijë studentë të huaj, që pas përfundimit të vitit shkollor e kanë lëshuar kryeqytetin uellsian, ndërsa nuk mund të akuzohet asnjë për mbeturinat.

Vetëm se pritet të bëhet më shumë në të ardhmen, që të mos përsëritet ë njëjta situatë. /Telegrafi/