Pas pushimit veror, deputetët prej sot fillojnë me aktivitetet e tyre të zakonshme në Kuvendin e Maqedonisë.
Gjatë javë së ardhshme pritet të komunikohen edhe informacione për atë nëse dhe si deputetëve dhe grupet e deputetëve do të marrin pjesë në propagandën publike për referendum, por edhe nëse Kuvendi, si propozuesi i autorizuar, me përfaqësues të saj do ta vëzhgojë punën e organeve zgjedhore që do ta zbatojnë referendumin e 30 shtatorit.
Për sot në web-faqen e Kuvendit tashmë është caktuar seanca e Komisionit për çështje ekonomike, ndërsa për 29 gushtin, seanca e 58-të plenare. Deri nga mesi i javës pritet edhe takimi i parë koordinativ i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është raporti vjetor për Komisionin për mbrojtje të konkurrencës për vitin 2017.
Në takimin e fundit me gazetarët më 31 korrik kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se pas pushimeve duhet të pritet, Kuvendi do të zgjedh anëtarët e disa komisioneve të shkallës së dytë të cilët mbetën pa njerëz pas shkarkimit të tyre, por gjithashtu do të zgjidhet edhe drejtori i i Agjencisë Teknike-Operative (ATO)./Telegrafi/