Site icon Telegrafi

Përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Kanë përfunduar ditën e sotme punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ku faza e fundit e ndërhyrjes është kryer në aksin Kashar-Vorë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, i cili inspektoi punimet në këtë segment rrugor.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe prej 16 ditësh punimesh është kryer rikonstruksioni në pjesët më problematike të këtij aksi rrugor, duke rritur kështu elementët e sigurisë rrugore.

Ndërkohë, shtoi më tej se duke filluar nga dita e nesërme gjithçka i kthehet normalitetit.

“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 dite punë duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugore, nesër trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”, tha Qendro. /Scan/

Exit mobile version