Site icon Telegrafi

Përfundojnë në polici dy fëmijë nga Tetova, deshën ta godasin policin me “BMW-në” pa targa

Nga MPB njoftojnë se janë ndaluar dy të mitur nga Tetova pasi të njëjtit nuk kanë ndaluar në shenjë ndalimi të dhënë nga policia dhe me veturën pa targa kanë tentuar që ta godasin policin.

“Me datë 20.10.2023 në ora 13:00 në fshatin Zhelinë të Tetovë nga ana e punonjësve policorë nga SPB-Tetovë është ndaluar një i mitur nga fshati Kopaçindoll i Tetovës dhe një i mitur tjetër nga fshati Dobarcë i Tetovës, për shkak se rreth orës 12:00 në Tetovë, me automjetin e pasagjerëve “BMW”, pa targa, i cili drejtohej nga i mituri, nuk janë ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga një punonjës policie dhe ka tentuar ta godasin”.

Exit mobile version