Telegrafi

Përfundojnë LOD PyeongChang 2018 – Norvegjia fiton më së shumti medalje, Kosova dhe Shqipëria kthehen pa asnjë

(Foto: Olympics/Twitter)

Norvegjia është shteti që ka fituar më shumë medalje në Lojërat Olimpike Dimërore të zhvilluara në Korenë e Jugut, ndërsa Kosova dhe Shqipëria e kanë përfunduar olimpiadën pa asnjë medalje.

Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore kanë përfunduar të dielën në mesditë me ceremoninë mbyllëse të zhvilluar nga organizatorët.

Për dy javë sportistët kanë garuar për medalje, derisa në vendin e parë ka përfunduar Norvegjia me 39 medalje, prej tyre 14 të arta.

Shtetet me më shumë medalje të fituara

Në ceremoninë mbyllëse sërish sportistët kanë dalë në skenë me flamujt e shteteve të tyre, duke përfshirë këtu edhe ata shqiptarë dhe të Kosovës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Albin Tahirin

Për Kosovën kjo ishte hera e parë që mori pjesë në Lojërat Dimërore me skitarin Albin Tahirin, derisa Shqipërinë e përfaqësuan Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, që nuk arritën në zonën e medaljeve asnjëra nga tre garuesit.

Lexo po ashtu Kanadezja refuzon të mbaj medaljen e argjendtë pas humbjes në finale të hokejit nga SHBA-të në LOD Pyeongchang 2018 (Foto/Video)

Në anën tjetër, Zvicra ka tejkaluar edhe parashikimet duke fituar në përgjithësi 15 medalje, prej tyre pesë të arta, gjashtë të argjendta dhe katër të bronzta dhe duke u renditur në vendin e tetë në përgjithësi në këto Lojëra.

Gjermania ishte në vendin e dytë me 31 medalje, prej tyre 14 të arta, duke u pasuar nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Suedia, Koreja Jugore e Zvicra.