Site icon Telegrafi

Përfundojnë kërkimet arkeologjike në Dërma Beder të Shkupit

Ministria e kulturës njofton se kanë përfunduar hulumtimet arkeologjike në Dërma Bader, fshat në rajonin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kërkimet që janë pjesë e Programit për financim të projekteve të rëndësisë kombëtare në kulturë, i zbaton Instituti për kulturë të vjetër sllave në Prilep.

Sipas dëshmive, objekti i hulumtuar i takon periudhës romake, respektivisht shekullit III dhe IV, ku u gjetën monedha romake, mjete metalike dhe prej qelqi, një ikonë, si edhe sasi e madhe e materialit ndërtimor dhe fragmente qeramike./Telegrafi/

Exit mobile version