Site icon Telegrafi

Përfundojnë homazhet për Kadarenë, përcillet mes duartrokitjeve në banesën e fundit

Kanë përfunduar homazhet e mbajtura në nderim të shkrimitarit të mirënjohur Ismail Kadare në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare, arkmorti që mbante trupin e shkrimtarit është përcjellë mes duartrokitjeve të të pranishmëve për në banesën e fundit.

Trupi i shkrimtarit të mirënjohur, u nis drejt varrezave të Tufinës ku do të mbahet një ceremoni mortore private me kërkesë të familjarëve të tij.

Lexo po ashtu Lamtumirë Kadare, Rama: Përcillet nën hijen e shenjtores Nënë Terezë

Ismail Kadare, ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut, pas një arresti kardiak

Në ceremoni zyrtare ishin të pranishëm krerët më të lartë të shteteve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe personalitet të tjerë nga bota e artit dhe kulturës nga e gjithë bota shqiptare.

Një delegacion me 40 deputetë nga Kuvendi i Kosovës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti, morën pjesë në homazhe.

Hmazhe u kryen dhe nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritarë dhe deputetë socialistë.

Të pranishëm ishin dhe deputetët e Partisë Demokratike, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe personalitetet të tjerë nga Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version