Site icon Telegrafi

Përfundojnë hetimet për “Haraçin”, sot Janeva do të dëshmojë sërish para Prokurorisë

Në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot është thirrur sërish për të dëshmuar e dyshuara e tretë për rastin “Haraçi”, Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim/

Në Prokurori dje është marrë në pyetje i dyshuari i parë për “Haraçin” Bojan Jovanovski “Boki 13”. Ai ishte në prokurori për rreth një orë, por kishte refuzuar të jep deklaratë para prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas analizës së përgjithshme të dëshmive të grumbulluara materiale dhe verbale, prokurorja Vilma Ruskoska, informoi se ka përfunduar procedura hetimore për rastin “Haraçi” dhe se vijon afati prej 15 ditëve për ekspertizë në dëshmitë për personat e dyshuar të parë dhe e drejta e mbrojtjes të propozojë ligj në dobi të të dyshuarve.

Nga prokuroria thanë se dhënia e dëshmive të personave të dyshuar se është veprim procedural, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht deklaratë mund të jepet edhe në afatin e vërtetuar ligjor kur kryhet ekspertizë në dëshmi.

Kjo është deklarata e dytë e Janevës para Prokurorisë për lëndën “Haraçi” pasi që më 20 gusht të këtij viti ajo u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitares, që ditën e ardhshme të arrestohet nga shtëpia e saj në Shkup, ndërsa Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të informojë se e përhap hetimin për rastin dhe për Janevën si e dyshuar e tretë të kërkojë 30 ditë paraburgim.

Gjatë periudhës së kaluar lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov.

Në rastin “Haraçi” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion janë të dyshuar pronari i 1TV Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski-Kiçeec, si dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Që të tre janë në paraburgim./Telegrafi/

Exit mobile version