Gërmimet afër Urës së Lumit Ibër tanimë kanë përfunduar dhe deri më tani nuk ka asnjë gjurmë që mund të çonte tek dyshimet për varrezë masive, raporton Telegrafi.
Gjithashtu, asnjë zyrtarë kompetentë, pas përfundimit të punimeve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.
Bëhet e ditur se deri më tani janë hapur vetëm tri kolona, ku dyshohej se mund të kishte varrezë masive.
Përndryshe, në orët e paradites së ditës së sotme kanë filluar gërmimet tek ura e Ibrit në Mitrovicë ku po dyshohet për varrezë masive.
Të pranishëm në atë pjesë janë parë forca të KFOR-it dhe qytetarë të Mitrovicës, si dhe të pranishëm janë edhe një ekip nga Prishtina.
Ndërkohë, në vendin ku po bëheshin gërmimet është gjetur një fotografi, për të cilën ende nuk ka ndonjë shpjegim se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/