Skuadra angleze Arsenal ka marrë një fitore të lehtë 0-3 në udhëtim tek Ostersunds.
Arsenali kishte përballë befasinë më të madhe të Ligës së Evropës këtë edicion, skuadrën suedeze Ostersunds.
Të gjithë në klubin vendas besonin se do të vazhdonin të befasonin edhe më tej por jo edhe kundër Arsenalit.
‘Topçinjve’ i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të kaluar në epërsi.
Ishte mesfushori ofensivë Iwobi që asistoi bukur tek Nacho Monreal i cili shënoi për 0-1.
Në minutën e 24-të, përforcimi i madh i janarit për Arsenalin, Henrikh Mkhitaryan depërtoi bukur në zonë dhe në tentim për ta shërbyer Dany Welbeckun u shënua autogol nga mbrojtësi vendas Papagiannopoulos.
Me epërsinë prej dy golave të Arsenalit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
E në pjesën e dytë përsëri vazhdoi dominimi i mysafirëve përballë skuadrës vendase.
Në minutën e 58-të, Mesut Ozil u shërbye mirë nga Mkhitaryan për ta ngritur epërsinë në 3-0.
Krejt në fund të ndeshjes vendasit patën rastin për ta shënuar golin e nderit nga penalltia, por goditjen e Petterson e priti bukur Ospina.
Kësisoj Arsenali ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë dhe më e qet e pret ndeshjen kthyese në ‘Emirates’.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ishte titullar në këtë takim dhe luajti gjatë 90 minutave, ndërsa Granit Xhaka u pushua nga Wenger në bankën rezervë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=x52an0Yl350