Ka përfunduar me barazim 1-1 pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës.
Dardanët e filluan shumë mirë ndeshjen ndaj mysafirëve në play-off të Ligës së Kombeve, por që kishin një moment shpërqendrimi.
Lojtarët tanë e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme.
Në minutën e 19-të, Lumbardh Dellova realizoi gol të bukur për Kosovën, duke drithëruar tifozët me elegancën e tij.
Mirëpo, lojtarët tanë nuk ishin të vëmendshëm, duke pësuar gol pas vetëm tre minutash.
Ishte kapiteni, Orri Oskarsson, ai që i barazoi shifrat në 1-1.
Vedat Muriqi lëshoi një rast të artë në minutën e 42-të, ku nga afërsia goditi topi mbi portë.
Një lajm i hidhur është se Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kthyese si mysafir i Islandës, pasi mori karton të verdhë, ndërsa kishte një të tillë nga ndeshjet e nëntorit të vitit të kaluar.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndryshojë Franco Foda në 45 minutat e dytë, ndërsa shpresojmë të marrin fitore më bindëse si vendas. /Telegrafi/