Site icon Telegrafi

Përfundoi takimi i ministrave të energjetikës të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Në Shkup u mbajt sot takimi i ministrave të energjetikës të vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në ”Procesin e Berlinit”, nikoqir i së cilës ishte Maqedonia.

Në takim mori pjesë edhe eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Temë kryesore e debatit ishte përparimi në reformat energjetike në vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe arritjet e pritura deri në samitin e radhës, pas atij të Parisit.

Në takim morën pjesë ministrat përgjegjës për sektorët energjetik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, etj./Telegrafi/

Exit mobile version