Telegrafi

Përfundoi takimi mes Ahmetit dhe Zaevit

Pas vizitës së djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin, sot ai u takua edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Këtë takim e kanë konfirmuar të dy partitë përmes komunikatave të tyre drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Në komunikatat e të dy partive nuk thuhet se është biseduar për formimin e Qeverisë së re.

“Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis krytarit të BDI-së, Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kanë prezentuar në këtë periudhë, pa hyrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete. Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midos dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në komunikatën e BDI-së./Telegrafi/