Site icon Telegrafi

Përfundoi takimi i Lëvizjes Besa me kompaninë EVN Maqedoni (Video)

Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa kanë realizuar sot një takim me menaxhuesit e kompanisë EVN. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Afrim Gashi, pas takimit deklaroi se Lëvizja Besa është e shqetësuar me problemet qe po hasin qytetarët me faturat e larta të energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët duhet ta dinë se si Lëvizje BESA do të jemi zëri i tyre dhe gjithmonë kur do të shohim që do të ketë nevojë për të trokitur në mënyrë institucionale tek këto institucione, kompani të ndryshme, ne do të jemi këtu që ta artikulojmë zërin e tyre. Dhe kjo është puna e një politikani, kjo është puna e një deputeti”, ka thënë për Tv Shenja, Afrim Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version