Telegrafi

Përfundoi takimi i diplomatëve me OBRM-PDUKM-në, në radhë LSDM-ja

Ambasadori Charles Gareth dhe ministri i Britanisë për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan janë larguar nga selia e OBRM-PDUKM-së për të shkuar në ulëset e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit i cili zgjati dy orë, diplomatët nuk deshën të japin deklaratë dhe as të komentojnë diçka në lidhje me mbledhjen me arsyetimin se do të vonohen në takimin e ardhshëm.

Për momentin nuk ka informacione se me cilët nga partia e Nikolla Gruevskit janë takuar diplomatët dhe për çfarë është biseduar./Telegrafi/