Site icon Telegrafi

Përfundoi seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë, përsëritet shfaqja e njëjtë

Deputetët në ditën e 18-të të seancës konstituive sërish kanë folur për gjithçka përveç se për pikën e rendit të ditës, atë të kompletimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së përveç që kërkuan që LSDM-ja të shpalos marrëveshjen e arritur me partitë shqiptare, thanë se kriza nuk ka filluar prej dje, por rrënjët i ka që para tre viteve. Ndërsa nga ana tjetër nga LSDM-ja folën për zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Seanca konstituive për pikën e tretë të rendit të ditës do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme në orën 11./Telegrafi/

Exit mobile version