Site icon Telegrafi

Përfundoi seanca konstituive, debate të nxehta mes deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë pasdite vazhduan seancën konstituive në të cilën diskutuan për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Edhe kjo seancë përfundoi me replika dhe kundër-replika mes deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati arriti kulmin kur kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, doli për të sqaruar domethënien e kërkesës për ndëshkimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar. Sela deklaroi se gjenocidet bëhen nga regjimet e ngjashme si ai i OBRM-PDUKM-së kurse në kundërshtim të kësaj, Ilija Dimovski tha se këto deklarata të Selës janë për të kamufluar dështimin me menaxhimin e Komunës së Strugës.

Shumica e re parlamentare edhe sot nuk ndërmori asnjë hap konkret për zhbllokimin e Kuvendit edhepse një gjë e tillë është premtuar në vazhdimësi edhe nga vetë kreu i LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version