Prokuroret speciale Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, pas përfundimit të seancës së Gjykatës së Lartë, deklaruan se dy nga ankesat e dorëzuara për ngrirjen e pasurisë së OBRM-PDUKM-së dhe dënimit të Xvonko Kostovskit nga DSK për rastin “Puç”, është rishikuar vetëm kjo e fundit, pasi kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Talir” për të cilin dy herë është kërkuar ngrirja e pasurisë së partisë opozitare, për shkak të arsyeve teknike është shtyrë për të hënën.
Prokurorja Fetai deklaroi se në rastin me Xvonko Kostovski nuk ekziston vepra penale “spiunim”, për të cilën ai është gjykuar. Fetai tha se nuk mund dikush të dënohet për vjedhje, ndërsa të mos dihet kush është objekti dhe kujt i takon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nga PSP është dorëzuar pasi sipas tyre, nuk mund të dënohet i akuzuari i gjashtë në lëndë, i cili akuzohet si ndihmës i veprës dhe para tij të mos dënohen kryerësit e veprës të cilët ngarkohen në rastin “Puç”.
Përveç kësaj PSP ka kërkuar revizion të aktgjykimeve, pasi siç thonë, ka fakte kontradiktore në rastet “Puç” dhe “Shënjestra”.
Në pyetjen e gazetarëve për 17 paditë e dorëzuara nga PSP, prokurorja Ristovska tha se deri sot nuk ka asnjë informatë se a janë pranuar./Telegrafi/