Ka përfunduar Samiti Digjital që u mbajt në Shkup, ku ishin të ftuar përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor (BP), dhe ku u diskutua për aspekte të digjitalizimit.
Në punimet e Samitit u hap edhe Digital Expo 2018, si mundësi për kompanitë vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për smart up firmat lokale, që të prezantohen para publikut dhe për t’i prezantuar mundësitë e tyre për zhvillim të mëtutjeshëm digjital.
Në Samit është folur për aspekte të roamingut dhe uljen e çmimeve, për bashkëpunime të ndryshme ekonomike duke e ndërlidhur me aspektin e digjitalizimit, por edhe për sigurinë kibernetike nga sulmet e këtilla.
Në përmbyllje të samitit, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se “do të jem shumë i shkurtër në aspektin politik. E falënderoj ministrin Mançevski, Këshillin Rajonal, mysafirët. Samiti është në konteskt të Procesit të Berlinit, që pasoi nga Vjena, Parisi, Trieshta. Arritëm që me ministrinë dhe Damjanin të sigurojmë mbështetje nga të gjithë palët për të qenë nikoqir të Samitit të parë digjital.
Samiti në Sofje do ta lidhë gjithë tentimin e rajonit dhe shrpesoj se do të ketë rezultate konkrete, sidomos në aspekt të shërbimeve roaming, ndër vendet e rajonit dhe ato të BE-së”, tha Nikolla Dimitrov.
Damjan Mançevski, ministër i MSHIA-së, tha se “ka përfunduar pjesa zyrtare e Samitit me takimin e përfaqësusve të shtetve të rajonit. Jemi krenar me samitin dhe pjesëmarrjen, duke shpresuar të jetë shembull për samitet tjera digjitale. Këto ditë dëgjuam shumë ide, biseduam dhe arritëm marrëveshje për shumë projekte.
Jemi të gatshëm të punojmë për t’i shfrytëzuar mundësitë. Kemi dhënë fjalën se do t’i ulim shërbimet e roamingut me rajonin dhe me BE-në. Do të tentojmë të forcojmë qasjen në internet të gjërë.
Do të tentojmë të punojmë për njohjen e certifikatave dhe vulave të digjitalizimit, si edhe do të punojmë për sigurinë kibernetike. Do ta forcojmë bashkëpunimin rajonal në aspekt të start-up kompanive.
Samiti shpreh përkushtimin tonë për zhvillim rajonal për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë, në rritjen e rrogave, uljen e korrupsionit, rritjen ekonomike, hapjen e vendeve të punës, etj. Nëse ka vullnet politik, atëherë mund të arrijmë gjithçka”, tha Mançevski. /Telegrafi/