Aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e bllokut A në konviktin e studentëve “Goce Dellçev” kanë përfunduar dhe nga java tjetër do të fillojë transferimi i studentëve nga blloku V dhe G, ku pritet edhe ata të rikonstuohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv.ministri i arsimit dhe shkencës Spiro Ristovski, gjatë vizitës së sotme në konvikt së bashku me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, theksoi se ky rindërtim ka kushtuar rreth 1,5 milionë euro.
Ai gjithashtu tha se rikonstruimi i konviktit do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa kompania që do ta bëjë këtë është zgjedhur./Telegrafi/